• Italiano
  • English
  • Español
  • 中文 (中国)
  • Română
  • Shqip
  • العربية

Pse emigrojmë?

Emigracioni italian ka vazhduar nga dekadat e fundit të Tetëqindës deri në vitet Shtatëdhjetë të Nëntëqindës dhe është karakterizuar nga një shpërndarje e popullsisë në të gjithë botën.

“Faktorët e largimit” kishin të bënin me bujqësinë, e kërcënuar nga importimet me çmim të ulët, nga konkurrenca e disa vendeve evropiane në tregtinë e vajit dhe verës dhe, veçanërisht në rajonet jugore, nga shtrirja e latifondeve dhe nga praktikat e teknikave të kultivimit primitiv.


A nisemi?… Po

Vendimi për t’u nisur merrej shpesh në bazë të thirrjeve nga të afërmit apo miqtë jashtë vendit dhe ishte i favorizuar edhe nga “guidat për emigrantët” që shpeshherë prodhoheshin nga vendet e ndryshme për të tërhequr fuqi punëtore, që paraqitnin imazhe magjepsëse të vendit e që sugjeroheshin në mënyrë të paskrupullt nga agjencitë e dhe agjentët e shoqërive detare për të bindur njerëzit e pavendosur për t’u nisur. Në dekadat e fundit të Tetëqindës Brazili u mundua të rriste emigracionin nga Evropa duke ofruar udhëtime falas deri te  fazendas  ku secila familje e emigruar do të kishte shumë tokë në dispozicion.

Procedura për çatdhesimin parashikonte kërkesën për pasaportë. Kjo për emigrantin, nga fillimi i Nëntëqindës, kishte një kopertinë të kuqe. Në pasaportën e burrit, regjistroheshin gruaja dhe fëmijët në ngarkim.


Po shkojmë… ku?

Fluksi i migracionit u drejtua, në fillim të dekadave të fundit të Tetëqindës, fillimisht drejt vendeve evropiane dhe pastaj në drejtim të destinacioneve përtej oqeanit.

Disponueshmëria e parave kushtëzoi zgjedhjen e destinacionit të emigracionit. Kushtonte më shumë për të arritur në Amerikën Latine, ku edhe perspektivat ekonomike ishin më të mira dhe diferencat linguistike dhe kulturore më të vogla. Bileta për në Shtetet e Bashkuara kushtonte më pak; këtu ishte e lehtë për të gjetur një punë, megjithëse pak të kualifikuar, në bujqësi apo në industri.

Portet e imbarkimit ishin Gjenova, Napoli, Palermo. Numri i nisjeve u rrit deri në Luftën e Parë Botërore: ishte periudha e “emigrimit të madh”. Në fund të konfliktit, pasi u mbyllën rrugët amerikane rifilloi, edhe pse në mënyrë të reduktuar, dyndja në drejtim të Evropës. Në periudhën e dytë të pasluftës, nisjet për në destinacionet e ndryshme, kontinentale ose ndërkontinentale, filluan përsëri.